Laburistët dhe Konservatorët në Britani mund të përballen me të tjera largime nga radhët e deputetëve të tyre.
Anëtarë të grupit të pavarur kanë deklaruar se presin që edhe të tjerë deputetë nga të dy krahët t’iu bashkohen atyre.
Tashmë i njohur si grupi i pavarur i ish-laburistëve u larguan nga partia pas pakënaqësive ndaj udhëheqësit të tyre, Jeremy Corbyn.
Mirëpo, mediat britanike kanë raportuar se edhe mes konservatoreve ka një grup të pakënaqurish me politikat e ndjekura prej qeverisë në lidhje me Brexitin.
Ky grup ka ftuar deputetë nga të gjitha partitë në krijimin e atyre që ata i quajnë “politika të reja”.
Deri më tani, ata nuk kanë paralajmëruar krijimin e ndonjë partie.