Telegrafi

Priten reshje shiu në Shqipëri

Shqipëria sot do të karakterizohet nga mot me vranësira mesatare dhe të dendura.

Po ashtu parashikohen reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë, lokalisht shtrëngata dhe stuhi me shkarkesa elektrike.

Në lartësitë mbi 500 m në të gjithë vendin do të ketë reshje dëbore, ndërsa në orët e pasdites dhe gjatë natës pritet që reshjet e borës të dendësohen.

Era do të fryjë në drejtimin jugperëndim-veriperëndim deri në 22m/sek, ndërsa parashikohet intensive përgjatë vijës bregdetare.

Deti do të jetë i forcës 6 me lartësi dallge 5.6 metër.

Temperaturat parashikohen:

Vendet malore, 1°/8°C

Vendet e ulëta, 5/16°C

Vendet bregdetare, 8/°/17°C. /Telegrafi/