Site icon Telegrafi

Priten propozime të reja nga ndërmjetësuesi Nimetz deri në fund të vitit

Në pyetjet e gazetarëve në Samitin e Durrësit për atë se a ka përkrahje Maqedonia nga shtetet e rajonit në lidhje me kontestin e emrit me Greqinë, Zaev tha të gjitha shtetet në rajon janë me dëshirë për t’i ndihmuar Maqedonisë ashtu si edhe Maqedonia dëshiron të ju ndihmojë të gjithëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Besoj se të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor që marrin pjesë në këtë takim, në prani të komisarit për fqinjësi të mirë dhe zgjerim, Johannes Hahn, dhe përfaqësues të Bankës Botërore janë me qëndrime miqësore dhe pozitive ndaj Republikës së Maqedonisë, ashtu si edhe ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo çështje në rajon” u shpreh Zaev.

“Unë mbetem në mendimin se kjo çështje mund të zgjidhet vetëm me dialog, të udhëhequr nga OKB, me Matthew Nimetz dhe pres që deri në fund të vitit, ose në fillim të vitit të ardhshëm të kemi propozime, ide të reja nga ana e ndërmjetësuesit Nimetz, dhe jam i bindur se rrethanat pozitive që ekzistojnë në tërë rajonin dhe marrëdhëniet e mira që ka Maqedonia me të gjitha shtetet e rajonit, poashtu edhe me Greqinë do të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve delikate si kjo”, përfundoi kryeministri Zaev./Telegrafi/

 

Exit mobile version