Shumë pak makineri dhe punëtorë u panë duke punuar në atë që njihet si “Autostrada Prishtinë-Gjilan”, më 17 janar.
Ndërtimi nisi para gjashtë vjetësh, por punët në terren duket se po shkojnë shumë ngadalë. I gjithë projekti pritej të përfundohej në fund të vitit 2020.
Zyrtarë të Ministrisë se Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, thanë për Radion Evropa e Lirë, se problemet e paraqitura duke filluar nga rrëshqitja e dheut, riformatimi i kontratave dhe rritja e sipërfaqeve të shpronësimeve, kanë bërë që projekti të mos finalizohet.
Ndryshimet kanë marrë kohë të konsiderueshme, thonë në këtë ministri.