Site icon Telegrafi

Pritej të ishte derbi, por Sigal Prishtina e bëri një ndeshje rutinë

Sigal Prishtina ka regjistruar fitore të lehtë përballë Trepçës (123-77) në derbin e kësaj xhiroje në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kryeqytetasit e dominuan kundërshtarin që nga fillimi duke ia pamundësuar që të rrezikonte për ndryshim të rezultatin.

Kur u mbyll çereku i fundit, avantazhi ishte plot 46 pikë.

Për Sigal Prishtinën, kjo ishte fitorja e 24 nga 27 ndeshjet sa i ka zhvilluar që do të thotë se ka regjistruar vetëm tri humbje.

Drilon Hajrizi u dallua te kryeqytetasit me 18 pikë të shënuara, ndërsa edhe gjashtë basketbollistë tjerë të Prishtinës shënuan pikë dyshifrore. /Telegrafi/

Exit mobile version