Site icon Telegrafi

Prita e organizuar në Bronx, persona të armatosur hapin zjarri mbi veturën e parkuar – humb jetën një person dhe dy tjerë plagosen

Policia e Nju Jorkut është vënë në kërkim të dyshuarve për sulmin e armatosur që ndodhi javën e kaluar në Bronx.

Siç mund të shihet nga pamjet e kamerave të sigurisë, tre persona të maskuar hapin zjarri mbi veturën e parkuar brenda të cilës kishte njerëz, transmeton Telegrafi.

Mediat amerikane raportojnë se si pasojë e këtij sulmi të organizuar, ka humbur jetën një person dhe dy tjerë janë plagosur.

Gjykuar nga pamjet prita ishte organizuar ku nga pas vjen një veturë që zvogëlon shpejtësinë, dhe nga ajo persona të armatosur fillojnë të shtien me breshëri plumbash. /Telegrafi/

https://twitter.com/Breaking911/status/1468769313121349632?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1468769313121349632%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3825903%2Fsokantan-snimak-pucnjave-u-bronksu

 

Exit mobile version