Site icon Telegrafi

Priste bashkëshortin të parkonte, lind fëmijën brenda 1 minute në dyert e spitalit (Foto/Video)

Një nënë që papritur lindi në më pak se 1 minutë, ka rrëfyer momentin kur fëmija i saj doli në momentin që bashkëshorti kërkonte vend për të parkuar veturën në spital.

Jessica Stubbins, nga Scunthorpe, sapo u fut në dyert e spitalit kur ndjeu një të therur dhe vajza e saj Lucy erdhi papritur në jetë, një moment që është filmuar nga kamerat e sigurisë të spitalit.

Bashkëshorti i saj Tom, tha se dëgjoi gruan tek bërtiste: “Është vajzë, është vajzë”.

Madje ai thotë se ajo u ndje fajtore, sepse Tom humbi momentin për të parë kur vajza erdhi në jetë.

“Ishte një shok i vërtetë, nuk e kuptoja çfarë po ndodhte”, transmeton oranews.

Çifti rrëfeu ngjarjen në një emision mëngjesi në televizion, dhe erdhën së bashku me vajzën e tyre Lucy.

Exit mobile version