Telegrafi

“Prisoner”, lansohet së shpejti nga Miley Cyrus dhe Dua Lipa

Foto: Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, prej kohësh flitet për një bashkëpunim me yllin e muzikës pop, Miley Cyrus.

Kjo pasi muaj më parë dyshja e famshme u fotografuan së bashku në një studio muzikore.

Dhe duket se dy artistet tashmë kanë bashkuar forcat dhe se bashkëpunimi i tyre pritet të lansohet së shpejti.

Së fundmi, ka qenë vet Dua ajo e cila konfirmoi bashkëpunimin me Cyrus, ndërsa projekti mban titullin “Prisoner” që në shqip do të thotë ‘i burgosur’.

Lexo po ashtu Miley Cyrus publikon listën e këngëve të albumit të ri “Plastic Hearts”

“Prisoner po vjen së shpejti”, ka qenë përshkrimi i postimit të 25 vjeçares që ka ndarë në Instagram, ku ka etiketuar profilin e Miley Cyrus.

Kënga ndërkaq është pjesë e albumit të ri të Miley “Plastic Hearts”, i cili do të plasohet në treg më 27 nëntor.

Megjithatë, një datë e saktë e lansimit të këtij projekti akoma nuk është zbuluar. /Telegrafi/

Foto: Instagram