Jonathan Kehler shkoi bashkë me një grup turistësh pranë një lumi në Adelaide të Australi, për t’ju treguar nga afër një krokodil.
Me grepin në maje të së cilit kishte vënë mish pule si karrem, ai e joshi reptilin që të dilte nga sipërfaqja, por nuk priti që prej aty të dilte edhe një peshkaqen i vogël, transmeton Telegrafi.
“Sikur u shfaq nga askund dhe donte t’ia rrëmbente ushqim, por krokodili ishte më i shpejtës se ai” ka thënë Kehler.
Ngjarja e rrallë i ka befasuar edhe njohësit e botës së egër, pasi nuk ndodhë shpesh që këto dy krijesa të jetojnë në të njëjtën hapësirë. /Telegrafi/