Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur në një familje në Prishtinë.
Siç njofton Policia, një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vjehrri i saj, transmeton Telegrafi.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me të dyshuarin mashkull kosovar (vjehrrin e saj) është sulmuar fizikisht nga ai. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/