Një person ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pasi që ishte djegur nga flakët kur makina për riciklim ishte përfshirë nga zjarri.
Sipas Policisë ngjarja kishte ndodhur më 11 shtator në Prishtinë ku viktima pas aksidentit ishte dërguar në tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.