Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e diel një vajzë është tentuar të rrëmbehet në Prishtinë.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, transmeton Telegrafi.
“Ankuesja femër kosovare e mitur ka raportuar se një i dyshuar i pa njohur me një veturë me targa vendore e ka kapur për dore dhe ka tentuar ta rrëmbej, mirëpo e njëjta ka arritur t’i shmanget. Ankuesja nuk ka pasur lëndime”, bën të ditur Policia.
Tutje, në njoftim thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, kurse rasti po vazhdon të hetohet. /Telegrafi/