Të premten në Prishtinë është arrestuar një mashkull, i cili ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orëve të fundit.
“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/