Telegrafi

Prishtinë, sulmohet seksualisht një e mitur

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një të mitur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 08:00, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare-e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/