Site icon Telegrafi

Prishtinë, shoferi vozit me shpejtësi mbi 110 km/h rrugës për Gërmi

Një shofer në Prishtinë ka shkelur rregullat e komunikacionit duke vozitur me shpejtësi të madhe në rrugën që çon në Parkun e Gërmisë.

Video është publikuar nga “Vrojtuesit e lagjes”, të cilët në vazhdimësi raportojnë për parregullsitë që bëhen në Prishtinë, transmeton Telegrafi.

Në video shihet se shoferi vozit me shpejtësi e cila nuk lejohet në atë rrugë, teksa ka rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

Policia e Kosovës së fundmi ka nisur me shqiptimin e gjobave bazuar edhe në dëshmitë që siguron nga qytetarët për shkeljen e rregullave në trafik. /Telegrafi/

Exit mobile version