Telegrafi

Prishtinë, shoferët përleshen fizikisht pas aksidentit që ndodhi në “Rrugën B”

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e mërkurë ka ndodhur një aksident trafiku në Prishtinë, e që më pas shoferët e veturave janë përfshirë në një zënkë.

Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, transmeton Telegrafi.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje në komunikacion dy drejtues veturash janë përfshirë në një zënkë, njëri është lënduar me një mjet të mprehtë –thikë. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, ku 15 prej tyre ishin me persona të lënduar. /Telegrafi/