Policia e Kosovës ka njoftuar për një rrahje mes dy personave në Prishtinë.
Siç thuhet në njoftim rrahja ka ndodhur në një lokal, mes një menaxheri dhe një kamarieri.
“Prishtinë / 23.03.2024 – 03:17. Pas një mosmarrëveshje verbale në mes viktimës mashkull/kosovar, menaxher i lokalit dhe të dyshuarit mashkull/k, kamerier lidhur me punën, janë rrahur mes veti dhe si pasojë i dyshuari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Policia shton tutje se palët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/