Telegrafi

Prishtinë, persona të panjohur gjuajnë me armë zjarri në drejtim të një shtëpie

Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një shtëpie në Prishtinë.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 22:30, transmeton Telegrafi.

“Tri viktimat, dy meshkuj dhe një femër kosovare, kanë njoftuar se të dyshuar të panjohur të cilët kishin qenë me dy automjete kanë shtënë me armë në drejtim të shtëpisë së tyre”, thuhet në njoftim.

Policia shton më tej se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar shtatë gëzhoja të armës së shkurtër.

“Nuk raportohet për të lënduar, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti në fjalë”, njofton Policia./Telegrafi/