Site icon Telegrafi

Prishtinë – persona të maskuar dhe të armatosur tentuan të vjedhin në një shtëpi

Një tentim grabitje ka ndodhur ditën e diel në Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë tentuar të vjedhin në një shtëpi, transmeton Telegrafi.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur të maskuar njëri prej tyre i armatosur kishin hyrë në shtëpinë e tij të cilët kishin tentuar të vjedhin gjëra të ndryshme. Në momentin kur të dyshuarit ishin takuar me viktimën njëri prej tyre kishte shtënë dy herë me armë zjarri e më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në raportin 24-orësh thuhet së në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërsa nuk raportohet për të lënduar apo arrestuar.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version