Të dielën në ora 20:06, është arrestuar një person tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 8 fishekë.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit si pasagjere kishte qenë edhe nëna e tij e cila kishte ndërhyrë dhe kishte penguar policët në kryerje të detyrës. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa nënës së tij i është iniciuar lënda dhe është liruar në procedurë të rregullt”, sqarohet në këtë raport. /Telegrafi/