Telegrafi

Prishtinë, i pandehuri tenton të ikë nga seanca gjyqësore kundër tij

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar të martën, pasi i njëjti kishte tentuar të ikë nga seanca dëgjimore në gjykatë që po mbahej kundër tij.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40 në Pallatin e Drejtësisë.

“Pallati i Drejtësisë 13.09.2022-10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë seancës dëgjimore në gjykatë kundër tij, kishte tentuar që me forcë të largohej nga seanca”, thuhet në raportin policor.

Gjatë tentimit për ta vënë nën kontroll, një zyrtar policor thuhet se ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti ka pranuar trajtim mjekësor.

“Në lidhje me rastin është informuar prokurori me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Rasti është hapur si “Pengim i personit zyrtar/ tentim arratisje e personit të privuar nga liria”. /Telegrafi/