Site icon Telegrafi

Prishtinë – pamje nga vendi i ngjarjes ku dyshohet se një person bëri vetëvrasje

Një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur brenda zyrës së agjencisë turistike “Veneta travel”, transmeton Telegrafi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë familjarët e viktimës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, ndërsa nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 09:30.

“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën ‘Garibaldi’ në Prishtinë. Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

 

Ahmeti ka deklaruar se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. /Telegrafi/

Exit mobile version