Telegrafi

Prishtinë, një veturë godet policen derisa ajo tentoi të ndaloj të dyshuarin

Një police është goditur mbrëmë nga një veturë, duke marrë lëndime të rënda trupore.

Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se zyrtarja policore kishte tentuar ta ndalë një veturë, por që i dyshuari kishte goditur atë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:50

“Njësia policore gjatë zhvillimit të një operacioni policor, gjatë tentim-ndalimit të një veture, i dyshuari për t’i ik kontrollit policor, me veturën e tij ka goditur zyrtaren policore. Policia në këtë rast ka përdorur armën e zjarrit, nga të shtënat me armë nuk ka të lënduar nga arma. Kurse, viktima (zyrtarja policore) është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor, ajo ka pësuar lëndime të rënda (thyerje të këmbës)”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/