Site icon Telegrafi

Prishtinë, një vajzë në gjendje të dehur e rrahë një djalë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje.

Siç njofton policia, një vajzë në gjendje të dehur ka sulmuar një djalë, i cili po ashtu ishte i dehur, transmeton Telegrafi.

“Prishtinë / 18.08.2024 – 14:20. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që në gjendje të dehur kishte sulmuar verbalisht e tij viktimën mashkull kosovar po ashtu i dehur”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version