Site icon Telegrafi

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Foto: Ilustrim

Policia ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur ditën e shtunë në Prishtinë.

Policia bën të ditur se një shtetas i Shqipërisë ka hyrë në dhomën e një hoteli, duke kryer vjedhje.

“Më 04.05.2024 dy ankuesit shtetas të huaj kanë njoftuar policinë se në dhomën e hotelit ku ankuesit ishin duke qëndruar ka hyrë i dyshuari shtetas i Shqipërisë dhe kishte vjedhur një orë dore (smart) dhe një palë dëgjuese. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti gjatë intervistimit e ka pranuar se e ka kryer veprën dhe gjërat e vjedhura i ka shitur”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version