Një person ka raportuar se djali i tij ishte rrahur nga disa nxënës të një shkolle.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00 në rrugën “Shpëtim Robaj”, në Prishtinë.
Tutje thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga disa nxënës të një shkolle. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/