Një shtetas i huaj ka raportuar në polici se dikush e ka qëlluar me armë zjarri qenin e tij.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të hënën në Prishtinë.
“Prishtinë 26.02.2024, 15:30. Ankuesi mashkull shtetas I huaj, ka njoftuar se me armë zjarri ishte qëlluar qeni I tij, nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin në cilësinë e dëshmitares është intervistuar një femër kosovare”, thuhet në raportin policor.
Ndërsa, në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë konfiskuar armën, dy karikatorë, disa fishekë si dhe një gëzhojë.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Rasti është iniciuar “Përdorim i armës”. /Telegrafi/