Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Prishtinë pasi që nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht fqinjët e tij.
Ngjarja ka ndodhur në ora 20:00 në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë.
Dy meshkuj, njëri i mitur dhe një femër kanë pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/