Janë arrestuar tre persona, një anglez dhe dy jordanezë, pasi të njëjti pas një mosmarrëveshje kanë kanosur viktimën, shqiptar, derisa ishin duke banuar me qira në shtëpinë e tij.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Mustafë Kruja”, në Prishtinë, të dielën në ora 21:00.
Viktima pa pranuar trajtim mjekësor si pasojë e shqetësimit.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim