Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “keqtrajtim apo braktisje e fëmiut” në Prishtinë.
“Njësia policore ka hasur në viktimën mashkull kosovar i mitur pa përkujdesje të prindërve. Sipas viktimës, ai jeton me nënën dhe ajo kishte dal nga banesa dhe nuk dihet se ku ndodhet. Viktima është dërguar tek babai i tij”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/