Një 25-vjeçare është gjetur e vdekur dje në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë.
Policia njofton se viktima është gjetur nga një vajzë e cila rastin e ka raportuar në polici.
“29.06.2022-NN. Një femër kosovare, ka raportuar se në dhomë kishte gjetur pa shenja jete viktimën femër kosovare. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.
Si provë materiale thuhet se është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gëzhojë dhe dy fishekë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, për Telegrafin dje ka deklaruar se ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, megjithatë hetimet janë duke vazhduar.
“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë ai. /Telegrafi/