Site icon Telegrafi

Prishtinë, mërgimtarëve u thyhet vetura dhe u merret ari derisa ishin në një aheng familjar

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur ditën e enjte në Prishtinë.

Siç njofton policia, derisa një çift ishin në një aheng familjar, disa persona kanë kryer vjedhje në veturën e tyre duke u marrë stoli ari dhe dokumente personale.

“Dy ankues (një mashkull dhe një femër) kanë raportuar se, derisa ishin në një aheng familjar në një restorant, persona të panjohur u kanë thyer veturën (me targa të huaja) dhe kanë vjedhur një çantë krahu, në të cilën sipas ankuesve sipas ankuesve kishte stoli ari dhe dokumente personale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, policia bën të ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version