Telegrafi

Prishtinë, konfiskohen 54 gramë substancë narkotike

Të hënën në Prishtinë, hetuesit e antidrogës të Policisë së Kosovës, gjatë patrullimit kanë hasur në një pako me 54 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Lidhur me rastin e kanë shoqëruar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar, ku gjatë bastisjes në shtëpinë tij janë gjetur dhe kanë konfiskuar 4 qese plastike për paketim të narkotikëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në këtë raport. /Telegrafi/