Një person është kërcënuar me vdekje të hënën në Prishtinë, për arsye të konvertimit të tij në një fe tjetër.
Kështu thuhet në raportin e 24 orëve të fundit të Policisë së Kosovës.
“Në raportin e Policisë thuhet se ankuesi, shqiptar i Kosovës ka raportuar se është kanosur me vdekje ai dhe familjarët e tij nga persona të panjohur. Sipas ankuesit, arsyeja e kanosjes është konvertimi i tij në tjetër fe (religjion). Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/