Telegrafi

Prishtinë, iniciohet rast ndaj një personi pasi organizoi aheng familjar

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi se ka iniciuar rast ndaj një personi në Prishtinë, pasi i njëjti organizoi aheng familjar gjatë pandemisë.

Rasti ka ndodhur të dielën.

“Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rast pasi i njëjti duke mos respektuar vendimin e qeverisë ka organizuar aheng familjar duke grumbulluar një numër të madh njerëzish”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti është në procedurë të rregullt. /Telegrafi/