Telegrafi

Prishtinë, ia grabisin dy unaza nga gishti, para dhe letërnjoftimin  

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër ka raportuar se një person i panjohur ia ka grabitur nga gishti dy unaza të argjendta, para dhe kartelën e identifikimit.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Zija Shemsiu” në Prishtinë, të martën në ora 11:30.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/