Të enjten në Prishtinë, në ora 16 e 30 është raportuar për një rast të dhunës në familje.
Policia e Kosovës ka raportuar se një femër në vazhdimësi është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
“Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/