Gjatë ditës së djeshme në fshatin Hajkobillë të Prishtinës është raportuar se nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar kishte shtënë në ajër.
Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 18 copë gëzhoja . Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/