Një person raportohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur të martën në Prishtinë.
Policia njofton se rasti ka ndodhur pasi dyshohet se viktima ishte në një lidhje dashurie me një person.
“Prishtinë, 03.05.2022-14:46. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur viktimën femër kosovare, dyshohet për shkak se e njëjta ishte në lidhje (dashurie) me një person”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, viktima dërgohet në strehimore.
Rasti i cili në polici është hapur si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, është duke u hetuar. /Telegrafi/