Një person nga Prishtina ka raportuar në Polici se që nga 16 maji është duke u përcjellur nga një veturë me targa lokale.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Pas kësaj Policia ka ndaluar veturën e dyshuar të cilën e drejtonte një i mitur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/