Telegrafi

Prishtinë, dy femra ankohen në polici se një paciente vdiq si pasojë e neglizhencës së mjekëve

Foto: Ilustrim

Dy femra kanë raportuar në Policinë e Kosovës se dyshojnë se për shkak të neglizhencës së stafit mjekësor, një pacientes iu është përkeqësuar gjendja dhe ka vdekur.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar, transmeton Telegrafi.

“Prishtinë 16.07.2020 – 20:50. Me datën 22.07.2020 dy ankueset femra kosovare kanë deklaruar dhe shprehë dyshime se viktimës për shkak të neglizhencës së stafit mjekësor iu ka përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më pas ka vdekë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Telegrafi/