Telegrafi

Prishtinë, dërgohet në psikiatri sepse dyshohet se shkaktoi zjarr

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Shkabaj të Prishtinës është raportuar për një zjarr, ku si pasojë janë djegur dy shtylla elektrike dhe një kabllo.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Zjarri është lokalizuar dhe shuar në tërësi nga zjarrfikësit. Dyshohet se zjarrin e ka shkaktuar një i dyshuar mashkull- i cili është identifikuar nga policia dhe nga i njëjti është konfiskuar një thikë.

Është njoftuar prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në psikiatri dhe mbetet në trajtim mjekësor. /Telegrafi/