Telegrafi

Prishtinë, bie nga kati i katërt një punëtor

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Prishtinë ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese derisa ishte duke punuar.

Policia njofton se rasti ka ndodhur ditë e martë rreth orës 11:20, transmeton Telegrafi.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka rënë nga kati i katërt deri sa ishin duke punuar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar./Telegrafi/