Një person është arrestuar në Prishtinë dhe është shoqëruar në stacionin policor ‘Qendra’, pasi që kishte pasur mosmarrëveshje me konduktorin e një autobusi.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Sipas kësaj komunikate, gjatë intervistimit i dyshuari është bërë agresiv dhe ka sulmuar zyrtarin policor.
“Zyrtari policor ka kërkuar ndihmë mjekësore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/