Telegrafi

Prishtinë, arrestohet një person i dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet për vjedhje.

Policia bën të ditur se i dyshuari ka kryer vjedhje në një veturë, transmeton Telegrafi.

“Më datën 07.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se nga vetura pronë e viktimës mashkull shtetas i huaj kishte vjedhur dy çanta krahu njëra e tij dhe tjetra e gruas së tij në të cilat kishin pas dy telefona celular, shumë të parave të atij shteti dhe dokumente personale”, ka njoftuar policia.

I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/