Telegrafi

Prishtinë, arrestohet i dyshuari që rrahu ish të dashurën

Foto: Arkiv

Një person është arrestuar të martën në Prishtinë, pasi i njëjti ka përdorur dhunë fizike ndaj të ish të dashurës së tij.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se “më datë 08.06.2021, rreth orës 08:00, është raportuar  për një rast, lëndim trupor, që ka ndodhur në lagjen Emshir, në Prishtinë”.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka nisë një hetim lidhur me rastin. Si pasojë e sulmit fizik, në këtë rast  lëndime trupore ka pësuar një person (femër), dhe të njëjtës i është ofruar trajtimin i nevojshëm mjekësor”, ka njoftuar Policia.

“Personi  i dyshuar është arrestuar nga ana e policisë dhe  i njëjti me rekomandimin e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Burime të Telegrafit bëjnë të të ditur se i arrestuari për rrahjen e ish të dashurës së tij është F. J. /Telegrafi/