Një person është arrestuar të martën në Prishtinë, pasi i njëjti ka përdorur dhunë fizike ndaj të ish të dashurës së tij.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se “më datë 08.06.2021, rreth orës 08:00, është raportuar për një rast, lëndim trupor, që ka ndodhur në lagjen Emshir, në Prishtinë”.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka nisë një hetim lidhur me rastin. Si pasojë e sulmit fizik, në këtë rast lëndime trupore ka pësuar një person (femër), dhe të njëjtës i është ofruar trajtimin i nevojshëm mjekësor”, ka njoftuar Policia.
“Personi i dyshuar është arrestuar nga ana e policisë dhe i njëjti me rekomandimin e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Burime të Telegrafit bëjnë të të ditur se i arrestuari për rrahjen e ish të dashurës së tij është F. J. /Telegrafi/