Qytetarët e Prishtinës vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga ndotja e madhe e ajrit.
Edhe në këto orë të vona, vlerat e ajrit në kryeqytet konsiderohen të pashëndetshme për qytetarët.
Nga matja e fundit që është bërë në orën 22:00 nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, vlera e ndotjes ka arritur në 183 dhe konsiderohet e pashëndetshme, transmeton Telegrafi.
Ky përkeqësim i gjendjes ka ardhur si rezultat i ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të pa favorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, sikur se janë, mjegulla e dendur , shpejtësia e erës, lagështia e lartë e ajrit, shtypja atmosferike dhe temperaturat e ulëta. /Telegrafi/