Telegrafi

Prishtinasi raporton se dikush gjuajti me armë pranë shtëpisë së tij, Policia gjen disa predha 

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se pranë shtëpisë të tij ka pasur të shtëna me armë zjarri, ndërsa nga predhat i janë dëmtuar dritaret dhe muri i shtëpisë.

Rasti ka ndodhur të hënën në Prishtinë, orën 13:55.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tij dhe si pasojë nga predhat janë dëmtuar dritaret dhe muri i shtëpisë së tij”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë predha. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/