Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër ka raportuar se është mashtruar nga një person i panjohur, i cili nga llogaria e saj bankare ka keqpërdorur rreth 20.000 euro duke kryer blerje online.
Rasti ka ndodhur më 18 maj në Prishtinë, rreth orës 01:20.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se është mashtruar nga një person i panjohur, i cili nga llogaria e saj bankare ka keqpërdorur rreth 20.000 euro duke kryer blerje online”, thuhet në raport.
Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante. /Telegrafi/